Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Afrikane biseduan me përfaqësuesit e bizneseve në Mitrovicë`

DSC_0266-(1)

 Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka organizua një takim   në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, për themeluesit e Odës Ekonomike Afrikane në Kosovë, Baki Baliu dhe Brian Pinkowski, me përfaqësuesit e kompanive të ndryshme prodhuese, shërbyese, transportuese etj, nga komuna e Mitrovicës.

 Në këtë takim Baliu dhe Pinkowski  i kanë  ftuar  pronarët e kompanive të ndryshme të komunës, që të bashkëpunojnë me shtetet e Afrikës, para së gjithash me shtetin e Guinee Conakry, ku ka mundësi të mëdha për eksportim të prodhimeve të tyre.

Më parë, ata i kanë njoftuar prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve të ndryshme nga komuna e Mitrovicës me kushtet dhe mundësitë për të eksportuar në Afrikë, duke ju folur për kërkesat  prioritare të popullatë së atjeshme.
Ata ju kanë thënë biznesmenëve nga komuna, se janë të gatshëm që të ju ofrojnë ndihmë në këtë drejtim, duke ju siguria viza udhëtimi dhe aranzhmane me përfaqësues institucionale dhe të asociacioneve të ndryshme në shtetet e Afrikës.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Afrikane janë përgjigjur edhe pyetjet e shumta lidhur me mundësitë e depërtimit të prodhimeve të tyre  në këtë pjesë të botës.
Edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga pronarët e bizneseve që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Afrikane dhe të hulumtojnë mundësitë dhe kushtet për eksportimin e prodhimeve atje.
Be Sociable, Share!

This post is also available in: Albanian

guegreen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *